Trajneri Imanol Alguacil nuk do të largohet nga skuadra e Real Sociedadit.
Ekipi nga La Liga ka njoftuar të hënën se ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin 51-vjeçar.
Ai ka rinovuar kontratën që i skadonte në fund të këtij sezoni dhe do të mbetet në krye të klubit deri në verën e vitit 2025. Te Sociedadi janë të kënaqur me punën e trajnerit, i cili është në krye të ekipit prej vitit 2018. Nën drejtimin e tij, Sociedadi e fitoi Kupën e Spanjës në sezonin 2019/20.
Këtë edicion, ekipi po luan në Ligën e Evropës, ndërsa në La Liga zë vendin e tretë dhe po lufton për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.