Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aleix Vidal vihet në kërkim të skuadrës së re

Aleix Vidal nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës që nga përfundimi i këtij sezoni.

Drejtuesit e Barçës ua kanë bërë të ditur lojtarit dhe agjentit të tij se aventura e Vidalit te Barça do të përfundojë në fund të këtij edicioni dhe futbollisti duhet të kërkojë klub të ri.

Për spanjollin është i interesuar ish-klubi i tij, Sevilla, skuadër kjo që e kërkonte futbollistin edhe në janar.

Problemi qëndron te shifra prej 12 milionë eurosh që e kërkon Barça për Vidalin, derisa andaluzianët janë të gatshëm të ofrojnë vetëm 8 milionë.