Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vidal mund të vazhdojë karrierën në Kinë

Mesfushori i Barcelonës, kiliani Arturo Vidal ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Kinë.

Gazeta spanjolle "Mundo Deportivo" ka njoftuar të hënën se Barcelona ka marrë një ofertë të majme nga një klub i Superligës së Kinës për Vidalin, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij në edicionin e fundit, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mësohet se ekipi kinez ka ofruar rreth 30 milionë euro dëmshpërblim për 32-vjeçarin që ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021. Vidal te Barcelona u transferua vitin e shkuar nga Bayerni dhe në edicionin e tij të parë te ekipi spanjoll realizoi tri gola e asistoi shtatë herë në 53 paraqitje.

Ai karrierë në Evropë ka bërë edhe te Juventusi e Bayer Leverkuseni.