Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aldridge pensionohet pas problemeve me zemër

Shtatë herë basketbollisti i All-Starit, LaMarcus Aldridge, ka thënë se e ka përjetuar njërën prej gjërave më të frikshme në jetën e tij në ndeshjen e fundit, pasi luajti me çrregullimeve të të rrahurave të zemrës.

Kjo ka bërë që ai të pensionohet pas 15-vjetësh karrierë në ligën NBA. Ndeshjen e fundit e luajti me Brooklynin kundër Los Angeles Lakersit.

“Është koha që ta vë të parën familjen dhe shëndetin tim”, ka thënë Aldridge.

“Edhe pse ndjehem më mirë, ajo që ndodhi me zemrën time në atë natë, ka qenë gjëja më e frikshme që e kam përjetuar”, përfundoi ai.

Ish-basketbollisti i Portland Trail Blazers dhe San Antonio Spurs, në vitin 2007 u diagnostikua me sindromën “Wolff-Parkinson-White”, çrregullim që mund të shkaktojë rrahje të shpejtë të zemrës.