Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Albin Tahiri përfundoi garën e lëshimit në ditën më të veçantë të tij

Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e lëshimit në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang2018.

Skitari ynë zuri vendin e 50-të nga 57 garues, pikërisht në ditëlindjen e 29-të të tij. Ai pati kohën 1:48.81 sekonda.

“Po ndihem shumë mirë, ishte gara ime e veçantë e lëshimit dhe ditëlindja, po ashtu sot edhe koha ishte shumë e mirë dhe nuk mund të ishte keq”, tha Tahiri pas garës.

“Bëra një lëshim të mirë ashtu siç e paramendoja, nuk bëra ndonjë gabim, për çka mendova se isha më i shpejtë sot, mirëpo jam i kënaqur edhe kështu. Nesër është një garë e re, një shteg i ri, një rast i ri, është super sllallomi i madh (super g) dhe do të shohim çfarë do të ndodh, unë do të mundohem të bëjë më të mirën”, shtoi përfaqësuesi i vetëm në LOD PyeongChang 2018.

I kënaqur me paraqitjen e Albinit ishte edhe trajneri i tij, Agim Pupovci.

“Kjo është ajo që e kemi pritur, ndoshta ka mundur edhe 2-3 vende më mirë, por në përgjithësi jam i kënaqur me paraqitjen në këtë shteg, që vlerësohet mjaft i vështirë”, u shpreh trajneri i tij, Agim Pupovci.

Edhe Pas Pekinit, Tahiri synon Olimpiadën e vitit 2026 Sport Pas Pekinit, Tahiri synon Olimpiadën e vitit 2026

Kjo garë ishte paraparë të mbahej më 11 shkurt, por shkaku i erërave të forta ishte shtyrë për sot.

Medaljen e artë e fitoi norvegjezi Aksel Lund Svindal.

Albini nesër garon në disiplinën, super sllallom të madh.