Skitari që po e përfaqëson Kosovën në Kampionatin Botëror, Albin Tahiri, në garën e sllallomit të madh nuk ka arritur ta përfundojë garën për shkak se ka dalë nga shtegu.
Tahiri i cili vendosi që ta arrijë shpejtësinë maksimale që të futet në 60-të skitarët më të mirë, pati një shpërqendrim që e la atë jashtë kualifikimit.
28-vjeçari të shtunën do t’i ketë kualifikimet për disiplinën sllallom, gara e të cilës mbahet të dielën, kur edhe përfundon Kampionati Botëror.
Artikuj të ngjashëm
-
Garë e suksesshme e Tahirit në Pekin
-
Skitari Tahiri po i afrohet normës edhe në sllallom
-
Tahiri i 29-të në garën e sllallomit të madh në Maribor
-
Tahiri mburret me rezultatin më të mirë në histori të skitarisë kosovare, Tola tri pozita më lart
-
Tahiri përfundon në vendin e 45-të në garën kualifikuese të sllallomit të madh