Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alba shpreson që Messi të ndjekë rrugën e tij

Reprezentuesi i Spanjës, Jordi Alba, shpreson që Lionel Messi të ndjekë rrugën e tij dhe të vazhdojë kontratën me Barcelonën.

Alba të hënën ka firmosur kontratë të re me Barçën të vlefshme deri në verën e vitit 2024.

Mirëpo, mbrojtësi i majtë shpreson që një gjë të tillë ta bëjë së shpejti edhe Messi.

Kontrata e Messit me Barcelonën skadon në verën e vitit 2021, shkruan Koha Ditore.

"Shpresoj që Messi të jetë këtu për aq gjatë sa jam unë. Unë kuptohem shumë mirë me të. Jam përmirësuar shumë me të. Shpresoj që Messi të qëndrojë edhe për shumë vite te Barcelona. Unë i jam shumë falënderues klubit", ka thënë Alba për faqen zyrtare të Barçës të hënën. "Jam në momentin më të mirë të karrierës".