Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Al-Habsi: Lojtarët në Botëror do të kenë formë të shkëlqyer

Në prag të finales së “Amir Cup” ndërmjet Al Sadd dhe Al Rayyan, dy legjenda të futbollit arab kanë folur edhe për Kupën e Botës që do të organizohet në këtë regjion për herën e parë.

Ish-portieri i Omanit dhe Boltonit, Ali Al-Habsi, ka thënë se Botërori i vitit të ardhshëm, për shkak se zhvillohet në mes të sezonit, do të jetë një plus për garën.

“Paraqitja e lojtarëve dhe paraqitja e skuadrave do të jetë shumë më e mirë sepse lojtarët do të jenë në formën më të mirë, dy apo tre muaj pas nisjes së ligave dhe përgatitjeve. Lojtarët do të paraqiten më mirë për shkak të motit, do të jetë fantastike. Edhe stadiumet, qendrat stërvitore janë të shkëlqyera”, ka thënë Al-Habsi.