Autobusi që po barte Përfaqësuesen e Zvicrës është aksidentuar me një veturë të policisë para përballjes me Brazilin që do të nisë pas disa minutave, raporton “Daily Mail”.
Pamjet nga udhëtimi për në stadium shfaqin momentin kur autobusi ka goditur veturën e policisë që e përcillte.
Menjëherë janë hedhur poshtë brengat se mund të ketë pasur lëndime mesin e lojtarëve e stafit, ndërsa skuadra ka arritur në kohë në stadium.