Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sulmohet me bombë autobusi i ekipit nga Brazili

Ekipi nga Brazili, Bahia, ka dalë në fushë pavarësisht një sulmi para ndeshjes në autobusin e klubit në të cilin shpëtheu një bombë. Ky shpërthim e lëndoi portierin Danilo Fernandes që është dërguar menjëherë në spital si dhe ka lënë dy lojtarë tjerë të plagosur.

Incidenti shqetësues ndodhi përpara ndeshjes me Sampaio Correa, ekip me bazë në Salvador që e fitoi duelin me rezultatin 2:0. Autobusi ka pësuar dëme serioze nga shpërthimi i bombës derisa Bahia po udhëtonte për ndeshjen në kuadër të Campeonato Baiano.

Në njoftimin e klubit Bahia thuhet se edhe një veturë tjetër në lëvizje e që drejtohej nga një femër është goditur gjithashtu nga bomba. Klubi ka thënë se përkundër sulmit ishte i vendosur për ta vazhduar ndeshjen. Pas ndeshjes, mjeku i ekipit ka thënë se lojtarët e lënduar nga shpërthimi i bombës janë në gjendje stabile.

Krahas portierit Danilo, trajtim mjekësor po marrin në spital edhe Matheus Bahia e Marcelo Cirino.

Artikuj të ngjashëm