17:40 - Akil Gjakova ka quar në piedestal xhudon kosovare në Grand Prix e mbajtur sot në Zagreb.
Në kategorinë 73 kilogramë Gjakova u tregua superior duke rrëmbyer medaljen e artë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi në finale e mposhti xhudistin italian, Fabio Basile.
Kujtojmë se në gjysmëfinale ai kishte gjunjëzyar nënkampionin olimpik, Rustam Orujov nga Azerbajxhani.
Gjakova siguron medalje në Zagreb, në luftë për të Artën
Akil Gjakova ka mposhtur medalistin e argjendtë olimpik Rustam Orujov për të siguruar medaljen e argjendtë dhe tani është në finale në të cilën do të përballet me Fabio Basilen.
Grand Prixi që po mbahet në Zagreb është seri e ndeshjeve për të siguruar normën olimpike dhe Gjakova është duke kërkuar pikët e plota në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Xhudisti i Kosovës u kualifikua në gjysmëfinale duke mposhtur me ippon ukrainasin Artem Khomula.