Sport

Ake në plane të Manchester Cityt

Foto: Reuters

Manchester City pritet të kthejë interesimin te Nathan Ake i Bournemouthit, pas dështimit që të transferojë Harry Maguiren nga Leicester City, raporton “The Mirror” të dielën.

Ake ka kaluar nëpër kategoritë e reja të Chelseat, ndërsa u transferua te Bournemouthi në verën e vitit 2017 për 22.8 milionë euro, transmeton “Koha Ditore”.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola është i gatshëm të paguajë afro 45 milionë euro për të sjellë mbrojtësin anësor holandez.

Kontrata e Akes me Bournemouthin skadon në vitin 2022, ndërsa stinorin e fundit luajti 39 ndeshje në të gjitha garat dhe shënoi katër gola e asistoi një.