Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ajeti shënon gol në barazimin e CFR Clujit

Mbrojtësi i qendrës, Arlind Ajeti, ka shënuar gol në barazimin 3:3 të CFR Clujit me Poli Iasin.

Cluji ishte mysafir në ndeshjen e xhiros së 16-të të elitës rumune, të zhvilluar të shtunën.

Ajeti shënoi gol me goditje nga zona, në minutën e 38-të. Realizoi për 2:2, ndërsa luajti deri në minutën e 80-të.

Për reprezentuesin e Shqipërisë ishte goli i dytë në 15 paraqitjet e deritashme në Rumani.

 

Artikuj të ngjashëm