Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ajeti mungon rreth katër javë

Mbrojtësi Arlind Ajeti do t’i mungojë rreth katër javë Grasshoppersit, ka njoftuar të hënën klubi zviceran.

Ajeti 25-vjeçar ka lënduar shpatullën në një duel me vëllanë e tij të vogël Albian Ajetin, në ndeshjen Grasshoppers - Basel (1:3) e zhvilluar më 27 tetor, në kuadër të javës së 12-të të Superligës zvicerane.

“Arlind Ajeti ka pësuar një ndrydhje të shpatullës kundër Baselit. Ne i dëshirojmë gjithë të mirat dhe shërim të shpejtë pa komplikime”, shkruhet në njoftimin e Grasshoppersit.

Ajeti i mungoi Grasshoppersit të shtunën në humbjen 3:0 nga Young Boys.