Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ajer afër transferimit te Milani

Mbrojtësi i Celticut, Kristoffer Ajer, është pranë transferimit te Milani, shkruan “Football Italia”. Por, klubi italian do të ketë konkurrencë edhe nga Leicester City.

Norvegjezi 22-vjeçar Ajer u transferua te Celticu në vitin 2016 nga IK Start. Trajneri i tashëm i Leicesterit, Brendan Rodgers, ishte kryetrajner i Celticut në atë periudhë.

Mirëpo, Milani është futur në garë për transferimin e Ajerit. Agjenti i Ajerit, Tore Pedersen, e ka konfirmuar se mbrojtësi nuk do ta vazhdojë kontratën me Celticun.

Shefi-ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis, është në bisedime të avancuara me përfaqësuesit e lojtarit.

Artikuj të ngjashëm