Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ajaxi ua cakton çmimet dy yjeve të ekipit

Ajaxi ua ka caktuar çmimet dy lojtarëve shumë të kërkuar nga klubet europiane, Matthijs De Ligt dhe Frenkie de Jong.

Klubi holandez kërkon 65 milionë euro për mbrojtësin De Ligt ndërsa për mesfushorin De Jong kërkon 75 milionë euro.

Mundo Deportivo raporton se Barcelona ka shprehur interesim për dyshen e Ajaxit dhe se është duke menduar të bëjë oferta për lojtarët që sivjet po shkëlqejnë me klubin.