Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ajaxi cakton çmimin e De Ligtit

Ajaxi i ka caktuar çmimin prej 50 milion eurove mbrojtësit të skuadrës së vet, Matthijs de Ligt për të cilin është interesuar Barcelona.

Holandezi nuk është vetëm synim i Barçës, por i një numri të madh të klubeve evropiane, përfshirë Paris Saint-Germainin, Interin dhe Romën.

19-vjeçari luan me “Tulipanët” dhe është paraqitur në 11 takime, ndërsa me gjigantin holandez Ajax, ka luajtur në 79 ndeshje.

Kontrata e qendërmbrojtësit holandez përfundon në vitin 2021, por Ajaxi e ka opsionin që ta mbajë atë edhe për një vit tjetër.