Skuadra e Barcelonës ka fituar garën për shërbimet e qendërmbrojtësit të Ajaxit, Matthijs De Ligt.
"Football-Italia" ka raportuar të mërkurën se Barcelona ka mposhtur konkurrencën e fortë të Juventusit për holandezin, pasi për transferimin e tij në fund të edicionit ka ofruar 60 milionë euro dëmshpërblim plus bonuset, transmeton Koha Ditore.
De Ligt 19-vjeçar, pritet të firmos kontratë pesëvjeçare me Barcelonën dhe gjithçka do të zyrtarizohet shumë shpejtë.
De Ligt është njëri prej mbrojtësve më të talentuar në Evropë dhe këtë edicion është kapiten i Ajaxit.