Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ajaxi ofron 20 milionë euro për Odegaardin

Skuadra e Ajaxit i ka bërë ofertë zyrtare Real Madridit për shërbimet e mesfushorit Martin Odegaard, ka njoftuar të premten e përditshmja holandeze “De Telegraaf”.

Bëhet e ditur se Ajaxi për transferimin e Odegaardit i ka ofruar Realit 20 milionë euro dëmshpërblim. Mesfushori 20-vjeçar, është i huazuar te Vitesse dhe me paraqitjet e mira në Eredivisie ka bindur drejtuesit e Ajaxit që duan ta forcojnë mesfushën për edicionin e ardhshëm.

Odegaard këtë edicion ka shënuar tetë gola dhe ka nëntë asistime në 33 paraqitje për Vitessen, transmeton “Koha Ditore”. Ai ka kontratë me Realin deri në vitin 2021, ekipi të cilit iu bashkua në vitin 2015 nga Stromsgodseti për katër milionë euro.

Odegaard ka edhe 16 ndeshje me Përfaqësuesen e Norvegjisë.

Artikuj të ngjashëm