Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ajaxi ndërron politikën, shpenzon shumë për edicionin e ri

Skuadra e Ajaxit ka shpenzuar shumë në lojtarë gjatë kësaj vere, një qasje krejt ndryshe e veprimit pas më shumë se një dekadë që përfshiu vetëm shitje të mëdha.

Me aktivitetin që ka pasur gjatë kësaj vere, Ajaxi ka dhënë një paralajmërim të guximshëm, duke bërë me dije se këtë herë nuk dëshiron të eliminohet në fazat e hershme të Ligës së Kampionëve, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Deri më tash, Ajaxi ka shpenzuar 41 milionë euro në përforcime. 16 milionë euro janë paguar për Daley Blindin e transferuar nga Manchester Unitedi dhe 11.4 milionë të tjera në Dushan Tadiqin e Southamptonit. Blind dhe Tadiq janë transferimet më të shtrenjta gjatë këtij afati kalimtar.

Me këto shpenzime, Ajaxi ka shpenzuar dhjetë milionë euro më shumë sesa në verën e vitit 2008 kur kishte vendosur rekord të klubit. Ajaxi gjithmonë ka qenë i njohur si ekip që ka prodhuar lojtarë, të cilët pastaj i ka shitur me çmime të larta nëpër skuadrat më të mëdha të Evropës.

Ekipi që ka fituar tri herë rresht Kupën e Evropës në fillim të viteve të 70-ta dhe Ligën e Kampionëve në vitin 1995, po dëshiron të lërë prapa të shkuarën, pasi nuk mund të jetohet me sukseset e tilla nëse nuk bëhet diçka për të tashmen.

“Ne duhet patjetër të bëhemi Bayern Muencheni i 'Eredivisie', e kemi për obligim”, thotë Marc Overmars, i cili tek Ajaxi mban pozitën e drejtorit teknik... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)