Juventusi ka bërë një ofertë prej afro 67 milionë euro për transferimin e qendërmbrojtësit holandez Matthijs de Ligt nga Ajaxi.
Mirëpo, Ajaxi nuk mendon të pranojë këtë ofertë, pasi po kërkon shifër rekorde për një mbrojtës prej 87 milionë euro, bën të ditur "Sky Sport Italia" të enjten. Juventusi ka bërë një ofertë prej 55 milionë euro, plus 12 milionë tjerë bonuse, transmeton Koha Ditore.
Por, Ajaxi ka rritur kërkesën dhe dëshiron 87 milionë euro. Po përdoret qendërmbrojtësi holandez i Liverpoolit, Virgil van Dijk si referencë. Van Dijk u bë mbrojtësi më i shtrenjtë kur në janar të vitit 2018 kaloi te Liverpooli për 84.5 milionë euro. Ndërkohë mësohet se De Ligt 19-vjeçar ka arritur marrëveshje personale me Juventusin.