Ajaxi i Amsterdamit ka firmosur me ish-portierin e Holandës, Maarten Stekelenburg. Kontrata është e vlefshme për një vit, ka njoftuar klubi holandez të hënën. Stekelenburg është transferuar si lojtar i lirë.
37-vjeçari aktualisht është pjesë e Evertonit, ndërsa ka vazhduar kontratën për kohë të shkurtër me këtë skuadër, për të përmbyllur edicionin në Premier League.
Kontrata me Ajaxin hyn në fuqi në gusht, ndërsa është e vlefshme deri në qershor të vitit të ardhshëm. Ai kthehet në klubin ku ka debutuar në vitin 2002, pas depërtimit nga kategoritë e reja.
Stekelenburg, që ka luajtur për Holandën në Botëror dhe ka 58 ndeshje për përfaqësuese, ka ndihmuar Ajaxin të fitoi tri kampionate. Ka luajtur 282 ndeshje për Ajaxin para se të transferohej te Roma, Fulhami, Monaco dhe Southamptoni. Te Evertoni është në katër vjetët e fundit.