Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aguero si Lorik Cana, përleshet me tifozët e Wiganit

Manchester City po shkëlqen këtë sezon në Premier League, por edhe në Champions League, megjithatë skuadra e drejtuar nga Guardiola pësoi një eliminim të hidhur mbrëmjen e kaluar nga Wigani në FA Cup.

Por në fundin e takimit, pasi arbitri kishte mbyllur ndeshjen, tifozët e skuadrës vendase pushtuan fushën për të festuar me idhujt e tyre, shkruan Tch.

Por në një moment, një prej tifozëve është konfrontuar me sulmuesin argjentinas të Cityt, Aguero. Pamje të ngjashme me ato të ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Tifozi ka tentuar ta godasë atë, por reagimi ka qenë i menjëhershëm nga ylli argjentinas, të cilit i kanë ardhur më pas ndihmë edhe lojtarët e Wiganit.

Tashmë Federata Angleze e Futbollit pritet të nisë edhe një hetim ndaj skuadrës së Wiganit për pushtimin e fushës nga tifozët.

{gallery}