Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dënohen City dhe Wigani për incidentin me lojtarë

Manchester City dhe Wigani do të dënohen nga Federata e futbollit anglez pasi kanë dështuar të mbajnë nën kontroll lojtarët kur Fabian Delph u ndëshkua me karton të kuq.

City u eliminua të hënën nga FA Cup pasi u mposht 1 me 0 nga Wigani ndërsa sulmuesi Sergio Aguero ishte përfshirë në një kacafytje me tifozët, por argjentinasi nuk do të dënohet për këtë incident.