Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aguero mund të largohet nga City

Sulmuesi argjentinas ende pa marrëveshje për vazhdimin e kontratës Sergio Aguero mund të largohet nga Manchester City. Sulmuesi argjentinas është në vitin e fundit të kontratës me klubin aktual. 32-vjeçari ka nisur bisedimet me klubin aktual, por nuk ka gjetur ende marrëveshjen.

Sipas mediave angleze, Aguero mund të largohet në fund të sezonit si futbollist i lirë nga City. Së fundmi, interesim për sulmuesin ka shprehur Interi. Klubi italian thuhet se do t’i ofrojë pagë lojtarit për ta bindur të transferohet në Itali. Aguero është pjesë e Cityt që nga viti 2011, kur u transferua nga Atletico Madridi.

Artikuj të ngjashëm