Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aguero: Lojtarët frikësohen të kthehen në lojë

Lojtarët janë të “frikësuar” për mundësinë e kthimit në aksion në mes të pandemisë së koronavirusit, thotë sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Premier League shpreson të vazhdojë edicionin më 8 qershor, që do të nënkuptonte se lojtarët duhet të kthehen në stërvitje të plota më 18 maj.

Klubet e elitës angleze do të takohen të premten për të diskutuar opsionet e rikthimit.

“Shumica e lojtarëve janë të frikësuar pasi ata kanë fëmijë dhe familje”, ka thënë Aguero 31-vjeçar.

Duke folur për televizionin argjentinas, El Chiringuito, reprezentuesi i Argjentinës ka shtuar: “Unë jam i frikësuar, por unë jam me të dashurën këtu dhe nuk do të kem kontakt me njerëz të tjerë. Jam i mbyllur në shtëpinë time dhe personi i vetëm që mund të infektojë është e dashura ime. Po thonë se janë disa persona që e kanë atë, që nuk kanë simptoma dhe ende mund të infektojnë. Për këtë unë jam këtu në shtëpi. Ndoshta e kam sëmundjen dhe as që e di këtë”.

Premier League është suspenduar më 13 mars për shkak të koronavirusit, por klubet mbesin të përkushtuara për të luajtur 92 takimet e mbetura.

Edhe Aguero mohon lajmin për pensionimin e tij Sport Aguero mohon lajmin për pensionimin e tij

Të gjitha ndeshjet pritet të luhen pa shikues. Aguero ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët do të jenë pak nervoz dhe shumë të kujdesshëm kur të kthehen në punë.

“Kur një person të jetë i sëmurë, ne do të mendojmë se çka po ndodhë këtu. Shpresoj që vaksina do të zbulohet dhe e gjithë kjo do të përfundojë”.