Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aguero ka probleme fizike

Foto: Reuters

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka thënë se po ka probleme me gju, lëndim i cili e la atë jashtë fushave për një pjesë të madhe të sezonit.

Ai bën thirrje për durim, dhe ka thënë se i duhet ende kohë për ta arritur formën më të mirë fizike.

Aguero, golashënuesi më i mirë i Manchester Cityt, është paraqitur vetëm gjashtë herë në të gjitha garat këtë sezon.

Ai mungoi në fillim të kampanjës për shkak të operimit që e pati.

32-vjeçari luajti si zëvendësues në barazimin 1:1 me WBA-në të martën, teksa mungoi në stërvitje para duelit me Southamptonin.

“Është shumë e vështirë”, ka thënë Aguero për mediat britanike. “Ndonjëherë gjuri im është mirë, ndonjëherë pak më keq. Po bëj gjithçka me stafin mjekësor që ta përmirësoj gjendjen fizike. Më duhet më shumë kohë por u ktheva në këtë javë. Më duhet kohë, por është një sezon i gjatë”, theksoi argjentinasi.

Artikuj të ngjashëm