Agron Bruqi i Malishevës është lojtari më i mirë i xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll. Kështu të paktën kanë vlerësuar lexuesit e portalit koha.net.
Bruqi mori 34,4 për qind të votave të lexuesve. Ai ishte në konkurrencë me Hasan Hysenin (Malisheva), Qëndrim Zybën (Prishtina), Shend Kelmendin (Gjilani) dhe Valmir Veliun (Llapi).
Bruqi ndihmoi Malishevën për ta fituar ndeshjen me Drenicën me shifrat 3:2.