Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, nuk shqetësohet nga lajmet se ai do të largohet nga klubi. Ai madje ka bërë të ditur se nga Juventusi nuk do të largohet as trajneri, Massimiliano Allegri.
Juventusi ka kaluar një vit të vështirë si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Ka mbetur jashtë garës për titull në dy sezonet e fundit dhe po përballet me një krizë financiare që bëri të shpallin një humbje prej afro 210 milionë eurosh për sezonin 2020/2021.
Juventusi mund të fitojë sërish Kupën e Italisë këtë sezon, por janë larg titullit të kampionit. Në finale do të luajnë kundër Interit më 11 maj.
“I kam dëgjuar këto thashetheme për një kohë të gjatë. Ata kanë vite, jo javë dhe nuk më shqetësojnë. Unë jam i qetë dhe ende zbavitem, gjë që është më me rëndësi. Projekti i Max Allegrit është vërtet i vlefshëm, ai ka rikthyer solidaritetin dhe ne kemi një projekt afatgjatë me të”, ka raportuar “La Gazzetta dello Sport”.