Sport

Agim Zeka zyrtarizohet te Drita

Ish-sulmuesi i Lilles e Austria Vjenës, Agim Zeka, është zyrtarizuar si përforcim i ri i Dritës së Gjilanit.

Klubi gjilanas ka njoftuar se Zeka 22-vjeçar ka firmosur për dy vjet.

Zeka është sulmues krahu, ndërsa ishte pjesë e Skënderbeut, para se të transferohej te Lille. Më pas ishte huazuar te klubet portugeze Varzim, Leixoes, te Fortuna Sittardi në Holandë, para se të transferohej te Royal Mouscroni. Së fundiu ishte pjesë e Austria Vjenës nga i cili klub u largua në verën e këtij viti.

“Klubi jonë FC Drita ka arritur që të përforcojë edhe më shumë fazën ofenzive me lojtarin tonë më të ri Agim Zeka i cili vjen pas një eksperience të madhe në Evropë! Agim Zeka 22-vjeçar, është sulmues krahu dhe sa ishte pjesë e Skenderbeut, bëri hapin e madh kur u transferua tek gjiganti francez LOSC Lille dhe me pas ishte i huazuar në ekipe të njohura evropiane dhe së fundmi ishte pjesë e Bundesligës austriake, pjesë e ekipit Austria Vjena. Zeka ishte pjesë e shpresave të kombëtares së Shqipërisë tek të gjitha grupmoshat U-17, U-19 dhe U-21. Marrëveshja mes klubit tonë dhe lojtarit është lidhur për dy vitet e ardhshme dhe Zeka do të jetë bardhë e kaltër deri me 2023”, thuhet në njoftimin e Dritës.