Në stadiumin e Flamurtarit të Prishtinës, të premten, po bëhej një punë e vogël në tribuna. Një tribunë të vogël ku në të shkuarën qëndronin zyrtarët e skuadrës vendase dhe mysafire, po zhvendosej nga njëra anë e fushës në tjetrën. Largimin e "mini-tribunës VIP" e ka kushtëzuar Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), meqë ndodhej përballë tribunës kryesore dhe afër bankave ku qëndronin lojtarët rezervistë dhe zyrtarët e ndeshjes, shkruan sot Koha Ditore.
Por ky nuk është kushtëzimi më i madh i FFK-së për Flamurtarin dhe klubet e tjera të Superligës. Pas dy vjetësh, secila skuadër e Superligës duhet të ketë stadium të kategorisë së dytë të paktën, ndryshe skuadrat nuk do të jenë në gjendje të luajnë në stadiumet e tyre. Vendimin e mori pak ditë më parë Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.
Por, klubet qysh tash nuk i pranojnë kushtet e FFK-së, meqë thonë se nuk kanë se ku t'i gjejnë mjetet as për zhvillimin e ndeshjeve, e lëre më për ndërtim të stadiumeve me standarde të UEFA-s.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Klubet e pakënaqura i japin kohë FFK-së, nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre
-
Nis testimi i dy vjetëve punë në stadium
-
FFK-ja kushtëzon 1.2 milionë eurot për infrastrukturën e klubeve
-
Federata për dy vjet kërkon 12 stadiume si “Adem Jashari”
-
Shumë paqartësi rreth rinovimit të fushës në “Fadil Vokrri”, MKRS-ja hesht