Ish-sulmuesi i Interit, Adriano ka zbuluar se gjithmonë ishte i dehur tek Interi, e edhe në stërvitje në mëngjes shkonte ashtu, situatë që iu shkaktua pas vdekjes së babait të tij.
Braziliani ishte një nga yjet më premtues në futbollin evropian, por vdekja e babait të tij e futi në një depresion të thellë dhe e bëri alkoolist, transmeton Koha.net.
“Vetëm unë e di sa shumë kam vuajtur. Vdekja e babait tim më la me këtë boshllëk të madh, u ndjeva shumë i vetmuar. Pas vdekjes së tij gjithçka u përkeqësua, sepse u izolova. Isha i vetëm në Itali, i trishtuar dhe në depresion, dhe më pas fillova të pi alkool”, ka treguar “Perandori” për R7.
Ai më tutje shton se, “e vetmja kohë kur ndihesha i lumtur ishte kur pija, e bëja çdo natë. Nuk mund të ndalesha duke pirë dhe fund m’u desh të largohesha nga Interi. Nuk dija si ta fshihja, në stërvitja shkoja i dehur. Gjithmonë shkoja edhe nëse isha krejtësisht i dehur dhe stafi mjekësor detyrohej të vendoste në gjumë”.
“Interi iu tha mediave se kisha probleme muskulore. Më vonë e kuptova se problemi ishte njerëzit përreth meje, miqtë që s’bënë asgjë përveç që më merrnin në ahengje me gra dhe alkool, pa menduar për ndonjë gjë. Duke u kthyer në Brazil hoqa dorë nga milionat, por riktheva lumturinë”, është shprehur Adriano.
-
Vdekja e babait dhe alkooli shkatërruan karrierën e Adrianos
-
Lojtarët në gjendje të rëndë psikologjike: “Doja të shihja vetëm gjëra që lidheshin me vdekjen”
-
Allegri tregon se po punohet në shëndetin mendor të lojtarëve
-
David Beckham nuk ka bërë terapi pavarësisht se vuante nga depresioni
-
Tek Interi ëndërroi përsëri pas ringjalljes në fund të edicionit