Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ademi nuk do të luajë në ndeshjet e qershorit

Maqedonia e Veriut do të jetë pa Arijan Ademin në katër ndeshjet e muajit qershor në Ligën e Kombeve.

Kapiteni shqiptar i Dinamos së Zagrebit është përballur me shumë lëndime në edicionin e sivjetmë dhe është vendosur që të lirohet nga obligimi me përfaqësuesen maqedonase të futbollit, për pushim më të gjatë e përgatitje më të madhe, ka shkruar “ekipa.mk” të mërkurën.

Maqedonia e Veriut do të bëjë gara në Ligën C4. Në muajin qershor luan kundër Bullgarisë, Gjibraltarit, Gjeorgjisë dhe Gjibraltarit sërish, ndërsa në shtator kundër Gjeorgjisë dhe Bullgarisë.

30-vjeçari Ademi ka 28 paraqitje me Maqedoninë e Veriut dhe ka katër gola të shënuar, ndërsa debutoi më 9 tetor të vitit 2014.

Artikuj të ngjashëm