Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arijan Ademi i kthehet stërvitjeve pas lëndimit

Arijan Ademi nuk ka mundur ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut në ndeshjet e shtatorit, të rëndësishme për kualifikim në Kupën e Botës “Katari 2022”.

Ademi u lëndua në fund të muajit korrik në kualifikimet e Ligës së Kampionëve me skuadrën kroate, Dinamo Zagreb.

Mesfushori shqiptar e ka lënë prapa lëndimin që e pati dhe ka nisur stërvitjet. Është i gatshëm për sfidat e reja me Dinamo Zagrebin.

“I kam marrë stërvitjet me shumë seriozitet. I jam bashkuar ekipit tash e pesë ditë. Kam ende dhimbje por është normale. Megjithatë, jam shumë më mirë se që isha. Shpresoj që të jem i gatshëm për duelin kundër Shibenikut, por kundër West Hamit, me siguri do të luajë”, ka thënë Ademi të enjten.

Dinamo Zagrebi luan kundër Shibenikut në kuadër të elitës së futbollit kroat të shtunën më 11 shtator, kurse në kuadër të grupeve të Ligës së Evropës, e pret West Hamin më 16 shtator.

Ademi është njëri prej lojtarëve kyç te skuadra kroate dhe te Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut.

Artikuj të ngjashëm