Renovimi i stadiumi "Adem Jashari" në Mitrovicë ka hyrë në fazën finale të saj. Kanë mbetur edhe shumë pak punë për t'u kryer në mënyrë që klubet të plotësojnë edhe kriterin e fundit të UEFA-s, atë infrastrukturor për të luajtur në garat kualifikuese për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. Stadiumi "Adem Jashari" po bëhet gati që të jetë në shërbim të kampiones, Trepçës '89, për garat kualifikuese të "Chamionsit" dhe nënkampiones, Prishtinës, për garat kualifikuese të Ligës së Evropës, ndeshje që do të luhen në fund të këtij muaji, shkruan sot Koha Ditore.
Por, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shpresojnë se stadiumin olimpik do të mundë ta shfrytëzojë edhe përfaqësuesja e Kosovës për ndonjë ndeshje eliminatore.
Drejtori i Departamentit të Sportit (DS) në MKRS, Ibër Alaj, ka theksuar se është e mundshme që UEFA-ja t'ia japë lejen Kosovës të luajë në Mitrovicë ndeshjen e muajit shtator kundër Finlandës, në kuadër të eliminatoreve për botërorin "Rusia 2018".
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Te Trepça shpresojnë në rinovim të shpejtë e cilësor të stadiumit
-
FFK-ja kërkon të mos neglizhohen punët në “Adem Jashari”
-
Nisin punimet në “Adem Jashari”, stadiumi pritet të hapet në fillim të vitit 2026
-
Rinovimi që ishte premtuar të kryhej në fund të 2020-s nuk dihet kur do të nisë
-
FFK-ja mund të kërkojë nga UEFA të rilicencohet stadiumi që do të rinovohet