Njëzetë futbollistë do të numërojë ekspedita e Trepçës '89 që do të udhëtojë për në Ishujt Faroe për të luajtur ndeshjen historike, shkruan sot Koha Ditore.
Të martën, nga ora 20:00, kampionia e Kosovës në futboll në stadiumin "Torsvollur" në qytetin Torshavn do të përballet me kampionin e Ishujve Faroe, Vikingur, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Do të jetë kjo ndeshja e parë e ndonjë skuadre kosovare të futbollit në kuadër të Kupave Evropiane.
Ekspedita prej 20 lojtarëve nuk do të përfshijë dy mbrojtësit e rëndësishëm të "xehetarëve". Kabba Sambou që ishte thuajse i pakalueshëm në qendër të mbrojtjes në edicionin pranveror të Superligës së Kosovës, nuk do të udhëtojë për shkak të një lëndimi që po e mundon ende. Ndërkohë mbrojtësi tjetër i qendrës, Richard Asare nuk udhëton për shkak se viza i skadon më 26 qershor. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
89-shi ka lënë prapa Championsin, është i vendosur për titull të ri
-
Nga trajneri e lojtarët kërkohet përgjegjësi për turpin dhe “humbjen” e 350 mijë eurove
-
Prishtina kërkon ta bëjë atë që s'e bëri Trepça '89
-
“Adem Jashari” ia hap dyert 89-shit për të shkruar historinë
-
“Xehetarët” presin përkrahjen e tifozëve për të bërë hapin e madh