Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

88 minuta për Zhegrovën në fitoren e Lille

Edon Zhegrova ka startuar te Lille që fitoi 2:0 ndaj Metzit, të dielën. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 14-të të elitës franceze. Zhegrova luajti deri në minutën e 88-të dhe ishte prej lojtarëve më aktivë. Yusuf Yazici dhe Jonathan David shënuan golat për Lillen.

Të dy realizuan në minutat shtesë të pjesës së parë. Lille është i katërti me 26 pikë. Metzi është i dhjeti me 16 pikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Elbasan Rashani luajti deri në minutën e 62-të për Clermontin që pësoi 3:0 nga Bresti. Clermonti është i parafundit me 10 pikë nga 14 ndeshje.