Sport

Zyrtare: Strakosha e Immobile vazhdojnë me Lazion

Lazio i ka konfirmuar se Thomas Strakosha e Ciro Immobile kanë vazhduar kontratat.

Portieri i kombëtares shqiptare është pjesë e Lazios që nga viti 2012, dhe do të qëndrojë në ‘Olimpico’ deri në vitin 2022, transmeton kp.

Kontratë deri në vitin 2022 ka nënshkruar edhe sulmuesi italian, i cili në këtë sezon është në formë fantastike, duke shënuar 15 gola në 12 ndeshje për ‘Bardheblutë’.