Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

5000 bileta të shitura për vetëm gjashtë orë për sfidën Drita - Malmo

Drita ka njoftuar se ka pasur interesim të madh të qytetarëve të Gjilanit për të blerë biletat për të parë ndeshjen e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Malmos.

Kampioni kosovar më 10 korrik në “Adem Jashari” të Mitrovicës pret gjigantin suedez në ndeshjen e parë të këtij raundi.

Për vetëm gjashtë orë, Drita ka njoftuar se janë shitur mbi 5000 bileta në dy pikat e shitjes së biletave në Gjilan.

Drita arriti në këtë fazë, pasi triumfoi në mesin e katër skuadrave si pjesë e rrethit parakualifikues.