Një interesim të madh kanë shprehur “Intelektualët” për ta përkrahur ekipin e tyre të zemrës, Dritën në ndeshjen e saj të parë në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve.
Më 10 korrik Drita do ta pret në “Adem Jashari” të Mitrovicës gjigantin suedez, Malmo për të luajtur ndeshjen e raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Burime të Koha.net bëjnë të ditur se deri më tani janë shitur rreth 8 mijë bileta për këtë ndeshje vetëm në Gjilan.
Drita arriti në këtë fazë, pasi triumfoi në mesin e katër skuadrave si pjesë e rrethit parakualifikues.
Artikuj të ngjashëm