Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita llogarit në përkrahje të madhe dhe rezultat të favorshëm

Malmo ka fituar bindshëm, 4:0, ndaj Siriusit në udhëtim, të shtunën. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 12-të të kampionatit të Suedisë, Allsvenskan.

Kështu kampionia e Suedisë në futboll, Malmo, ka shfaqur formë të lartë para udhëtimit për në Kosovë, ku e luan ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përballë Malmos, të martën (20:45) në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë do të jetë kampionia e Kosovës, Drita e Gjilanit. Për Dritën vetë paraqitja në këtë fazë është sukses.

Ky është vetëm edicioni i dytë i skuadrave kosovare në kupa evropiane, ndërsa Drita garon për herë të parë. Pasi Trepça '89 vjet u eliminua pas ndeshjeve të para, Drita ka prekur nivel të ri, duke e fituar raundin parakualifikues... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)