Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

500 ndeshje për kapitenin e Interit në Serie A

Kapiteni i Interit, Samir Handanoviq, është paraqitur për herën e 500-t në Serie A.

Ndeshjen jubilare, Handanoviq po e luan ndaj skuadrës së Lazios.

Këtë sukses, portieri slloven e ka shënuar me skuadrën e Interit, Udineses, Trevisos dhe Lazios.

Slloveni së pari erdhi në Itali tek Udinese në edicionin 2004/05 dhe luajti tri ndeshje në Serie A, ndërsa u huazua te Treviso në sezonin 2005/06.

Me skuadrën “biancoceleste” luajti vetëm një herë, kur Lazio fitoi ndaj Parmas 1:0 më 14 maj të vitit 2006.

Artikuj të ngjashëm