Barcelona ishte dy herë në epërsi. Por në fund mbeti pa pikë dhe kështu Real Madridi mund të bëhet gati për festën e madhe për titull të kampionit në La Liga.
Real Madridi fitoi 3:2 “El Clasicon” e së dielës mbrëma, që u zhvillua në “Santiago Bernabue”.
Gjashtë xhiro para fundit, Real Madridi udhëheqë në tabelë me 81 pikë. Barcelona i ka 70 pikë. Pra Reali është tashmë i paarritshëm.
Klasikja e fundit e këtij edicioni i takoi xhiros së 32-të të kampionatit spanjoll. Dhe ishte e denjë për emrin që e mbanë. Dy skuadrat kanë ofruar ndeshje të madhe e momente dramatike. Në fund festuan madrilenët.
Andreas Christensen kaloi në epërsi 1:0 Barcelonën në minutën e gjashtë. Vinicius Junior barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 18-të, me golin nga penalltia.
Fermin Lopez shënoi sërish për Barcelonën në minutën e 69-të. Menjëherë në minutën e 73-të, Lucas Vazquez barazoi në 2:2.
Në minutat shtesë, përkatësisht në minutën e 92-të, në skenë doli Jude Bellingham që shënoi golin e fitores së madhe, 3:2.
Bellinghami shënon për epërsinë e Realit
Real Madridi ka kaluar në epërsi 3:2 ndaj Barçës. Jude Bellingham shënoi në minutën e 91-të.
Është shënuar goli i katërt në El Clasico.
Për 2:2 ka shënuar Lucas Vazquez i Real Madridit në minutën e 73-të.
Barcelona sërish në epërsi
Barcelona ka kthyer epërsinë në El Clasico.
Për 2:1 në ndeshjen në Madrid shënoi Fermin Lopez në minutën e 69-të.
Barazon Reali, shënon Vinicius Jr
Real Madridi ka barazuar 1:1 rezultatin në klasiken ndaj Barcelonës.
Vinicius Junior shënoi nga pika e bardhë në minutën e 16-të.
Pau Cubarsi realizoi penalltinë.
Fillim i furishëm në “El Clasico”
“El Clasico” ka nisur furishëm të dielën në “Santiago Bernabeu”.
Barcelona ka kaluar në epërsi me golin e Andreas Christensen, që shënoi në minutën e gjashtë ndaj Real Madridit.
Ky ballafaqim i takon xhiros së 32-të të La Ligas së Spanjës.