Sulmuesi Alban Ajdini ka shënuar gol për barazimin 1:1 të Stade-Lausanne-Ouchy ndaj Grasshopperit.
Ndeshja e së shtunës mbrëma ishte e vlefshme për xhiron e 26-të të Superligës së Zvicrës në futboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGrasshopperi kaloi në epërsi 1:0 në minutën e dhjetë. Ajdini barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 32-të.
Ai ka pesë gola e dy asistime në 24 paraqitje këtë edicion. U shpall më i miri i ndeshjes.
Kapiteni Lavdrim Hajrullahu, Mërgim Qarri e Ajdini startuan te SLO. U aktivizuan edhe Liridon Mulaj e Valon Hamdiu. Te Grasshopperi kapiten është Amir Abrashi. Ai luajti deri në minutën e 74-t, kur u zëvendësua nga Dijon Kameri.
Lausanne Ouchy është i fundit me 16 pikë. Grasshopperi në vendin e dhjetë i ka 29 pikë.