Ish-mesfushori John Obi Mikel ka bërë të ditur se ylli i Napolit, Victor Osimhen, dëshiron të transferohet te Chelsea gjatë afatit kalimtar veror.
Kështu ka shkruar “Calciomercato” të premten.
25-vjeçari pritet të largohet nga kampioni në fuqi i Italisë në fund të edicionit aktual, ndërsa së fundmi u ka thënë gazetarëve se ka vendosur për hapin e radhës.
Në muajin dhjetor ai nënshkroi kontratë të re me Napolin, ndërsa klauzola e lirimit të tij shkon deri në 130 milionë euro.
Për Osimhenin interesim kanë shprehur edhe Arsenali e Manchester Unitedi në Angli, si dhe Paris Saint-Germaini, që e sheh si zëvendësues të Kylian Mbappes.