Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova bindëse ndaj Estonisë

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive. Pas fitores kundër Hong Kongut (1:0), në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut “Turkish Women’s Cup” në Alanya, Dardanet kanë triumfuar me rezultat bindës ndaj Estonisë, 3:0.

Të përzgjedhurat e Anneli Andersen kanë dominuar plotësisht që nga fillimi i ndeshjes, teksa rezultati është zhbllokuar në minutën e 15-të, kur Modesta Uka ka shënuar me gjuajtje mjeshtërore nga distanca pas asistimit të Donjeta Halilajt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Loja e mirë e Dardaneve solli golin e dytë në minutën e 29-të, kur Elizabeta Ejupi shënoi nga brendësia e zonës pas një kundësulmi të shpejtë dhe asistimit të Erëleta Memetit.

Ende pa kaluar tre minuta, epërsia e Kosovës u trefishua. Kësaj radhe Elizabeta Ejupi doli në rolin e asistueses për Valentina Metajn, e kjo e fundit nga afërsia e parabolloi portieren estoneze për 3:0.

Në pjesën e dytë, “Dardanet” e menaxhuan mirë lojën.

Në ndeshjen e fundit, Kosova do të ballafaqohet me Indinë.