Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Universitatea Craiova pranë transferimit të Dellovës

Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova pritet të jetë transferimi i dytë te Universitatea Craiova në afatin kalimtar të janarit. Mediumet rumune kanë raportuar të enjten se drejtuesit e Craiovas janë tërësisht të fokusuar te transferimi i Dellovës, të cilin po synojnë ta mbyllin me sukses sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Dellova, i cili është pjesë e Ballkanit të Suharekës, po shihet si përforcim i duhur në mbrojtje, pasi mund të luajë në qendër apo edhe në krahun e djathtë.

Thuhet se Dellova po pëlqehet shumë nga trajneri Ivaylo Petev që po insiston në transferimin e tij pasi ka kërkuar të forcohet në mbrojtje gjatë këtij muaji.

Dellova 25-vjeçar ka kontratë me Ballkanin deri në fund të këtij edicioni, ndërsa vlera e tij në treg është 600 mijë euro. Ai, gjithashtu ka regjistruar edhe shtatë paraqitje me Përfaqësuesen e Kosovës.

Aktualisht, Universitatea Craiova renditet e treta në kampionatin e Rumanisë me 34 pikë të mbledhura, dhjetë më pak se lideri FCSB.

Edhe Dynamo Kyivi gati të paguajë 950 mijë euro për Dellovën Futboll Dynamo Kyivi gati të paguajë 950 mijë euro për Dellovën

LEXO EDHE: