Sport

Shirko largohet nga Ylli

Basketbollisti kroat, Henrik Shirko më nuk është pjesë e Golden Eagle Yllit. Klubi nga Suhareka ka njoftuar të enjten se ka ndarë rrugët me Shirkon, duke e vlerësuar si një vendim aspak të lehtë. Për Shirkon, ky ishte edicioni i tretë me fanellën e Yllit, ekip me të cilin ka fituar dy tituj kampioni të Kosovës.

Para Yllit, Shirko ka luajtur në Kosovë edhe për Pejën.