Manchester Unitedi e ka fituar derbin me skuadrën e Chelseat.
Të mërkurën mbrëma, “djajtë e kuq” mposhtën “blutë e Londrës” me rezultatin 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë minutën e nëntë, penalltinë e Bruno Fernandesit të Unitedit e priti portieri Robert Sanchez.
Dhjetë minuta më vonë, Scott McTominay shënoi për 1:0.
Megjithatë, në fundin e pjesës së parë, për mysafirët shifrat i barazoi Cole Palmer.
McTominay realizoi edhe një herë në minutën e 69-të për fitoren 2:1 të Unitedit.
Armando Broja u inkuadrua në minutën e 77-t te Chelsea.
Pati mundësi shënimi në fundin e gjithë takimit, por qëlloi vetëm shtyllën pas gjuajtjes me kokë.
Unitedi me këtë fitore ngjitet në pozitën e gjashtë me 27 pikë në 15 ndeshje, ndërsa Chelsea mbetet në vendin e 10-të me 19 pikë.