Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Modriq, i gatshëm për Betisin

Modriq

Mesfushori Luka Modriq do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Real Betisit, të cilën Real Madridi e luan këtë vikend, ka njoftuar “Marca” të mërkurën. Modriq, i cili i mungoi Realit në dy ndeshjet e fundit, është rikuperuar nga lëndimi dhe i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit në stërvitje.

Kroati pritet të jetë titullar ndaj Betisit, ndeshje të cilën Reali e luan në udhëtim të shtunën prej orës 16:15. Krahas Modriqit, Real Madridit në këtë duel do t’i rikthehet edhe portieri Kepa Arrizabalaga, i cili për shkak të lëndimit mungoi në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aktualisht, Reali është lider në La Liga me 38 pikë të mbledhura pas 15 ndeshjeve të luajtura, ndërsa Betisi ka 25 pikë dhe zë vendin e shtatë në tabelë.